Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka akuzuar liderin e LD-së, Izet Mexhitin për mashtrimin e tij të fundit në lidhje me mbylljen e Kazinove në Maqedoninë e Veriut. Sipas Mexhiti projektligji do ti largojë kazinot 500 metër nga shkollat dhe xhamitë, por Blerim Bexheti thotë se Mexhiti erdhi me premtimin e tij se do ti mbyllë përfundimishtë.

“Mos e gënje veten, o Izet!
As nuk frikëson më askënd as me biseda manipulative, e as duke u fshehur pas padronëve.
E sidomos JO pas Toshkovskit!
Populli i di shumë mirë:
Kush ka ndërtuar dhe kush sot shkatërron.
Kush ka punuar për popullin dhe kush ka mbushur vetëm xhepat e vet.
Dhe, po llogaria do të jepet.
Jo në “konferenca shtypi” me regji politike,
as në biseda plot gënjeshtra e manipulime,
por në procedura juridike aty ku nuk fshihet dot dora!
VLEN e di mirë: Tetori po vjen.
Dhe bashkë me të edhe momenti kur maskat nuk mbajnë më.
Sepse manipulimi ka afat,
por drejtësia jo.
Dhe qytetarë, bëhuni gati:
Prej nesër, bastoret mbyllen!
Jo të gjitha vetëm sytë tuaj duhet të mbyllen, që të besoni përrallat e Izetit!
Sepse ai që premtoi t’i mbyllë,
e tash po “i largon” por edhe atë pas nja dy vjetësh!
Ndërkohë, MEGAWIN-i i tij mbetet!
Por jo për gjatë.
Sepse kur populli flet gënjeshtrat rrëzohen.
Dhe maskat bien” ka shkruar Blerim Bexheti.