Shkruan: Florim Zeqa, 26.07.2025

Pas 53 dështimeve të njëpasnjëshme në konstituimin e Kuvendit, përkatësisht të zgjedhjes së organeve drejtuese (kryetarit dhe nënkryetarëve), legjislatura e 9-të nuk bën të quhet e dështuar, por e abortuar politikisht, që i bie se është delegjitimuar plotësisht në aspektin juridik dhe atë moral para qytetarëve të vendit.

Depu-tretësit e institucioneve shtetërore

Deputet-vrarësit e kësaj legjislature, ashtu siq erdhën në Kuvend me rekomandimet e liderëve partiakë, edhe po largohen me ndërgjegje të vrarë dhe të turpëruar para qytetarëve të vendit.

Largimi i turpshëm i deputetëve servil dhe puthador të liderëve partiak do të jetë fat i mirë për qytetarët dhe shpëtim për vendin.

Nëse largimi i uzurpatorëve të Kuvendit dhe shtetit në përgjithësi nuk ndodhë përmes Kushtetutes dhe ligjeve që burojnë prej saj, atëherë duhet të vjen si produkt i presionit qytetarë, për të hapur një kapitull të ri për shtetin dhe qytetarët!

Përmes ngjizjes së Alternativës Demokratike për Ndryshim, duhet të ndodhë rifreshi politik në të gjitha institucionet e kapura të shtetit, filluar nga hierarkia e lartë shtetërore: Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti, për të vazhduar në të gjitha pushtetet e ndara të sistemit të drejtësisë, siq janë: Gjykatat, Prokuroritë, AKI, Polici dhe FSK, për të kaluar më pas në të gjitha institucionet publike, si në: Arsim, Shëndetësi, Ekonomi, Kulturë, etj.

Vetëm në këtë mënyrë mund të vie deri tek çkapja e tërsishme e shtetit nga uzurpatorët, për t’i hapur rrugë rikthimit të vlerave të mirëfillta kombëtare me vendosjen e njerëzve të duhur dhe kompetent në të gjitha segmentet e jetës institucionale.

Legjislatura e 10-të me mision historik

Legjislatures së 10-të Kuvendit të Kosovës i mbetet mision historik ndryshimi i amandamenteve kushtetuese që mundësojnë funksionimin normal të shtetit sovran dhe të pavarur të Republikës së Kosovës.

Ndryshimet kushtetuese duhet të fillojnë me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe politik në vendin tonë.

Me plotësimin e vakumeve të shumta ligjore që garantojnë mbarëvajtjen e punës së legjislativit (Kuvendit), me ndryshimin e ligjit për zgjedhjet parlamentare dhe nxjerrjen e projektligjit për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli do të evitoheshin ngërçet paszgjedhore dhe pazaret politike në Kuvend.

Kurse me kalimin në sistemin presidencial do të arrihej kulminacioni i ndryshimit politik në vend dhe zbatimi i vullnetit politik të qytetarëve përmes proceseve të rregullta dhe demokratike zgjedhore.

Përmes bllokadës së gjatë në Kuvend u rrenua rendi kushtetues, u varros demokracia, kurse Kosova e preku fundin politik!

Askush nga qytetarët të mos mërzitet për abortin politik të kësaj legjislature, përkundrazi, të gjithë kemi arsye t’i gëzohemi fundit skandaloz të kësak klase të dështuar politike. Me fat aborti politik i legjislaturës së 9-të. Nuk guxojmë të bëjmë hapa prapa! Vetëm perpara me Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN).