Boshti që i jep kuptim jetës sonë, është atdheu, është toka jonë. Atdheu është fati ynë, është toka e ujitur me gjakun e të parëve, të cilët vuajtën, por kurrë nuk u gjunjëzuan, duke ruajtur të paprekur dinjitetin dhe identitetin. Kjo tokë u bë pjesë e jona që para lindjes sonë; u zhvillua e u mishërua me ne gjatë rritës sonë, për të qëndruar me besnikëri dhe dashuri, deri sa të bashkohemi përsëri në brendësinë e saj.
Fatkeqësisht, sot, në mënyrë indirekte, populli ynë ka drejtuar sytë drejt mërgimit, që i servohet me ngjyra joshëse. Evropa, sot, në mënyrë dinake i ndalon rrugët që të shpien drejt mërgimit ilegal, ndërsa në anën tjetër, ato hapen nga të gjitha anët. Jashtë etikës njerëzore qëndrojnë si superiorë, duke e mohuar trajtimi e barabartë të mërgimtarëve tanë dhe ushtrojnë presion për të na gjunjëzuar e përulur pamjen dhe krenarinë tonë si popull. Plaga e mërgimit është shumë e vjetër, është plagë që nuk shihet, por që të djeg në heshtje. Është dhimbje që askush nuk e njeh pa qenë larg vendlindjes. Te jesh i mërguar, ke të bësh me dhimbjen, mallin, dashurinë për vendlindjen, për njerëzit e tu.
Dhe ky deklinim psikosocial dhe sociokulturor i shqiptarëve indigjen, fillet e veta destruktive i ka që në kohën e mesjetës,si atribut i shpërnguljeve me dhunë nga hordhitë dhe kaskadat pushtuese të cilat si forma dhune i asgjesonin apo i internonin pjesën Mashkullore të Shqiptarëve në vetë trojet dhe vendbanimet e veta.Përmbysjet erdhën si rezultat nga mos organizimi ushtarak dhe ngatresave apo acarimeve brenda në mesin e fiseve në atë kohë pra kjo dukuri e shëmtuar e gjenit Shqiptar e mbanë fajin për këtë fiasko ubikvitare të shoqërisë shqiptare në trojet e veta stërgjyshore.
Historia n’a përsëritet që nga mesjeta e deri te koha bashkohore demokratike ngase kacafytjet brenda trungut Shqiptar nuk pushuan por e ndrojnë formën dhe spiralja e mërgimit kondicionohet.Edhe pse trojet Shqiptare udhëhiqen nga vet Shqiptarët që nga fillimi i tranzicionit demokratik e deri më sot,duhet potencuar se ështe dora vet keqpërdorimi dhe papërgjegjësia e lidershipit shoqëror dhe shtetëror që ka paraprij mbështetur dhe sponsoruar këtë mizori ubikvitare Shqiptare.
Nexhat Bexheti

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume