Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me mundësinë e një investimi të ri të huaj, theksoi:

“Kemi një proces investues në periudhën që vijon, ndërsa investimi i ri do të bëhet nesër. Bëhet fjalë për kompaninë turke “Çagataj Kabllo”, e cila tashmë funksionon. Por, ata do ta shpallin zgjerimin. Një investim shtesë prej 6 milionë eurosh, që do të krijojë 200 vende të reja pune. Do të ndërtojnë një repart të ri, ku do ta zgjerojnë gamën e tyre të prodhimeve. Dhe nesër shihemi atje, ju ftoj të gjithëve në vendosjen e gurthemelit.”