Mickoski: Kemi marrë vendim në mbledhje qeveritare që të blihen rreth 9.000 tonë grurë dhe rreth 2.400 tonë oriz dhe oriz të papërpunuar nga korrja e vitit 2024

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në ngjarjen e sotme me rastin e inaugurimit të një pishine të mbyllur që ndodhet në kuadër të shkollës fillore “Nevena Georgieva-Dunja” në Komunën e Kisella Vodës, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske lidhur me rezervat e mallrave, deklaroi:
Në mbledhje qeveritare morëm një vendim për të blerë rreth 9,000 tonë grurë dhe rreth 2,400 tonë oriz dhe oriz të papërpunuar nga korrja e vitit 2024. Në rastin e parë, te gruri, ndoshta do t’i gaboj shifrat, por çdo prodhues individual ka të drejtë të konkurojë me sasi nga 5 deri në 30 tonë, ndërsa te orizi dhe orizi i papërpunuar nga 3 deri në 20 ose 30 tonë, diçka e tillë ishte, mesa më kujtohet. Kjo po bëhet për herë të parë, veçanërisht për orizin, dhe mendoj se në shumë aspekte do t’ua lehtësojë sfidat prodhuesve të orizit, por edhe atyre që kultivojnë grurë. Kështu që, për herë të parë si Qeveri e kemi bërë këtë me ndryshime në ligj – orizi tani është shpallur kulturë strategjike, dhe në këtë mënyrë edhe rezervat shtetërore do të kenë oriz.