Mickoski: Në sektorin e energjisë, kemi investime ekskluzivisht të orientuara drejt tregut në interes të qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me planin e Qeverisë se si Maqedonia do të bëhet një shtet i pavarur sa i përket energjetikës, pasi që shpesh diskutohen investimet në sektorin e energjisë, deklaroi:
“Unë mund të them se këtë vit pres që prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike te ne, në vend, të jetë i barabartë me konsumin. Kjo nuk do të thotë që në periudha të caktuara nuk do të importojmë – po, do të importojmë, por në periudha të caktuara do të eksportojmë. Dhe kur të gjitha këto do të mblidhen, zbriten, atëherë do të arrijmë në një shifër që do të jetë e balancuar, kështu do të jetë edhe këtë vit. Supozoj se publiku është sensibilizuar nga opozita dhe është i lidhur me Memorandumin e Mirëkuptimit që nënshkruam me kompaninë turke “AKSA” për një investim me vlerë një miliard euro. Sepse ashtu ishte edhe për “Alkazar” – thonin se do të kishin një çmim preferencial, nuk njoh një kompani të tillë, një kompani të tillë. Nuk keni parë që të ketë një çmim preferencial, as nuk ka ndonjë përfitim për kompaninë. Brenda një viti, kompania vendosi gurthemelin e investimit të saj, i cili do të jetë gjysmë miliardi dollarë. Kjo për qeverinë e mëparshme ishte thjeshtë një fantazi shkencore. Atje, ju kujtohet, ofroheshin lehtësime tatimore për investitorët, blerje e garantuar e ngrohjes, e energjisë elektrike, etj.”
Si Qeveri, theksoi kryeministri, negociohet ekskluzivisht për investime të orientuara nga tregu.
“Ne po negociojmë ekskluzivisht për investime të orientuara drejt tregut. Po, si qeveri, ne do të marrim përsipër rrezikun institucional, për ta lehtësuar atë. Nuk ka asnjë mënyrë që të kërkohen ryshfete në të kaluarën, nuk ka pengesa artificiale të vendosura brenda administratës për të shpërblyer dikë. Kjo nuk do të ndodhë. Kjo është arsyeja pse gjërat po shkojnë shpejt dhe me efikasitet – kështu do të jetë edheme kompaninë “AKSA”. Tani, a duam të gjithë gazifikimin? Të gjithë thanë, ne duam gazifikim. Ne duam ajër më të pastër. Ne thamë: do të duhet kohë. Kjo nuk mund të ndodhë brenda natës. Do të duhet kohë. Ja, po fillojmë ta bëjmë. Po fillojmë ta bëjmë, për të siguruar një investim prej një miliard eurosh. Do të prodhohet ngrohje, do të prodhohet energji elektrike. Dhe tani kjo nuk u pëlqen. Pse? Sepse Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni bënë diçka që për ta, në të kaluarën, ishte fantastiko-shkencore. Ata shëtisnin përreth dhe ofronin përfitime, por luanin gjysmë-gjysmë. Ashtu vepronin – gjysma për njërin, dhe për këtë askush nuk investonte. Tani këto janë ekskluzivisht investime të orientuara nga tregu, pa asnjë qindarkë privilegje nga ana e Qeverisë. Nuk ka më nevojë të shkohet – as në Reçicë të Vogël, as lart në Bihaçkë. Pra, gjysma atje, gjysma këtu. Këtu është një investim i orientuar drejt tregut. “Nuk ka nevojë të blihen qendra tregtare. Nuk ka nevojë të blihen makina të shtrenjta Maybach. Nuk ka nevojë të blihen dyqane luksoze në qendër të qytetit. Asgjë nuk duhet – mjafton vetëm të investohet për të mirën e qytetarëve. Ja ky është dallimi mes atyre që tani kritikojnë nga opozita, e që për shtatë vjet të vetmen gjë që bënin ishte krimi dhe kërkimi i ryshfetit – dhe kjo Qeveri, e cila ndërton. Ky është dallimi,” shpjegoi Mickoski.