Mickoski për UNESCO-n: Arritëm ta ruajmë statusin e Liqenit të Ohrit dhe t’i implementojmë rekomandimet – raporti i keq i referohet periudhës së qeverisjes së LSDM-së

“Kjo është edhe një gjë e keqe që ndodhte në të kaluarën, në kohën e LSDM-së. Unë i kam parë ato konferenca për shtyp dhe ato mesazhe që vinin nga Bihaçka dhe heshtëm. Nuk donim të reagonim, sepse luftonim, ndërsa ata festonin, ne zhvillonim ofensivë të fuqishme diplomatike për t’i dhënë një mundësi, që Ohri të fitojë edhe një periudhë tjetër tranzicioni, me ç’rast ne do të fillonim zbatimin e rekomandimeve që, për fat të keq, qeveria e mëparshme nuk i kishte nisur”, deklaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me vendimin e UNESCO-s.
Mickoski theksoi se raporti për të cilin bëhet fjalë përfshin periudhën nga viti 2017 deri në mars të vitit 2024, kur në pushtet ishte qeveria e mëparshme e LSDM-së.
“Jo vetëm që nuk i filluan, por edhe njerëz të afërt me partitë politike të Qeverisë së mëparshme vazhduan t’i keqpërdorin lidhjet me individë të afërt me atë Qeveri. Kështu, disa nga lejet për rikonstruksion u shndërruan në ndërtime të reja – të themi, në qendër të Ohrit.
Më tej, raporti për të cilin bëhet fjalë i referohet periudhës nga viti 2017 deri në mars të vitit 2024 dhe rekomandimet janë dhënë për atë periudhë. Me një aktivitet të koordinuar ndërsektorial diplomatik arritëm të fitojmë një periudhë shtesë dhe të fillojmë me zbatimin e atyre rekomandimeve.
Për këtë qëllim, Ministria e Transportit ka shpallur konkurs dhe do të angazhojmë një kompani që do t’i shembë këto ndërtime pa leje, veçanërisht në Ohër, e posaçërisht ato ndërtime pa leje që kanë marrë leje për rikonstruksion por po shndërrohen në objekte banimi, e me këtë, do t’i nxjerrim në dritë personat që po i keqpërdorin këto procese.
Nuk kam nevojë t’i tregoj opinionit, e as juve, se kush është protagonisti kryesor në atë keqpërdorim, veçanërisht në rajonin e Ohrit dhe Strugës,” ishte decid Mickoski.