Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse edhe këtë vjeshtë mund të pritet një rritje lineare e pensioneve, si dhe cilat ndryshime ligjore duhet të miratohen, informoi se pret një rritje të tillë. Kjo është një kërkesë, tha ai, që iu bë Qeverisë nga pensionistët.

“Po, unë kam paralajmëruar tashmë se presim një rritje lineare të pensioneve. Kjo është praktikisht ajo që pensionistët po kërkojnë nga Qeveria. Kjo përqindje, sipas ligjit, e cila duhet të rritet, duhet të shpërndahet linearisht tek të gjithë përfituesit e pensioneve. Ne e dëgjuam atë zë si Qeveri”, tha Mickoski.

Propozim-Ligji, siç theksoi kryeministri, pritet të kalojë në mbledhjen e sotme të Qeverisë dhe gjithashtu të miratohet në Parlament, përpara se të shpallen zgjedhjet lokale, të cilat janë planifikuar për në vjeshtë.

“Sot, në mbledhjen e Qeverisë, pritet që Propozim-Ligji të miratohet dhe menjëherë pas kësaj të dërgohet në Parlament. Pres që Parlamenti, para shpalljes së zgjedhjeve lokale, ta votojë atë pozitivisht”, shpjegoi ai.