Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e Agjencisë për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore, Biljana Dimitrova, si dhe me përfaqësues të tjerë të Agjencisë.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e rritjes së efikasitetit të Agjencisë përmes forcimit profesional të saj, përmirësimit të rregullativës ligjore në fushën e akreditimit të institucioneve shëndetësore, si dhe avancimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe sigurisë së pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e sistemeve që sigurojnë shërbime shëndetësore të sigurta, efikase dhe cilësore për të gjithë qytetarët.