Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vizitoi disa pika grumbulluese dhe mullinj në rajonin e Pelagonisë me qëllim të inspektimit nëse po respektohet çmimi i përcaktuar për blerjen e grurit për kilogram.

Tek disa nga grumbulluesit janë konstatuar parregullsi për të cilat janë marrë masa përkatëse.

Sipas deklarimeve të bujqve dhe grumbulluesve, cilësia e grurit këtë vit është dukshëm e mirë, gjë që paraqet një sinjal pozitiv për sektorin bujqësor. Për këtë arsye, ministri Tripunovski apeloi që të respektohen dispozitat e dakorduara, ndërsa çdo keqpërdorim do të sanksionohet nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.

Ministri theksoi se inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë janë të pranishëm çdo ditë në terren me qëllim parandalimin e mundshëm të keqpërdorimeve dhe sigurimin e transparencës në procesin e grumbullimit.

“Qëllimi i Ministrisë është që të vlerësohet puna e bujqve,” theksoi ministri.

Ministri Tripunovski potencoi se ministria vazhdon me ndjekjen aktive të situatës dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e interesave të bujqve.