Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun, tha në një konferencë shtypi të martën se ndërtimi i përbashkët i nismës “Një brez, një rrugë” ka hyrë në një fazë të re zhvillimi me cilësi të lartë.

Një raport i publikuar së fundmi, tregoi se sasia e projekteve të Kinës në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” në gjysmën e parë të këtij viti, tejkaloi sasinë totale të projekteve të vitit 2024, duke vendosur një rekord për sasinë më të lartë totale të projekteve në gjysmë viti.

Në vijim Guo Jiakun theksoi se :”Pas më shumë se një dekade zhvillimi, ndërtimi i përbashkët i nismës “Një brez, një rrugë” është zgjeruar në një platformë për bashkëpunimin tregtar dhe industrial në bazë të promovimit të lidhshmërisë, ndihmës së më shumë vendeve për t’u integruar në zinxhirin industrial ndërkombëtar dhe ruajtjes së përbashkët të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së zinxhirit global të furnizimit. Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me të gjitha palët, për të nxitur ndërtimin e përbashkët me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë” , për të promovuar së bashku zhvillimin dhe një të ardhme me përfitime të përbashkëta.”