Më 16.07.2025, oficerët e policisë nga Shërbimi i Sigurisë Publike Manastir, në koordinim me Prokurorinë Publike Manastir, e kanë ndaluar I.D. (67) nga Manastiri, punonjëse e Spitalit Klinik Manastir, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”, e dënueshme sipas nenit 357 të Kodit Penal. Konkretisht, pas informacioneve operative të marra më parë dhe një incidenti të raportuar në Shërbimin e Sigurisë Publike Manastir në të njëjtën ditë, oficerët e policisë kanë kryer një kontroll në lokalet zyrtare të përdorura nga I.D., si dhe një kontroll personal të saj, gjatë të cilit janë gjetur para që rrjedhin nga vepra penale. Shërbimi i Sigurisë Publike Manastir ngriti padi penale kundër I.D. në Prokurorinë Themelore Publike.TS