MONOPOLLI/ Bajram Rexhepi sulmon ashpër Bilall Kasamin: “Po fshihet një histori e larë me gjak nën hijen e krimit të pronës publike”

Kandidati i mundshëm për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, ka vazhduar me kritikat e ashpra ndaj kryetarit aktual, Bilall Kasami, duke e akuzuar për keqpërdorime të rënda me pronën publike.
Në një reagim në Facebook, Rexhepi është ndalur te çështja e shitjes së tokës së Monopolit, duke e cilësuar atë si një krim të rëndë që shkatërron trashëgiminë dhe gjelbërimin e qytetit.
“Një histori e larë me gjak, po fshihet sot nën hijen e krimit më të madh të përvetësimit të pronës publike në Tetovë.
Bilall, koha e llogaridhënies po vjen…
#eVërtetaPërTetovën #MjaftMë”, shkruan Rexhepi.
Ai paralajmëron se qytetarët nuk do të heshtin përballë zhdukjes së hapësirave publike dhe prerjes së pamëshirshme të drunjve.