Moti sot në Maqedoninë e Veriut do jetë kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Të premten dhe të shtunën do të ketë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare dhe temperatura që herë pas here do të arrijnë 43°C. Të dielën do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, dhe temperatura do të jetë në rënie.