Më 24.07.2025, rreth orës 23:40, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është raportuar një aksident në rrugën rajonale Gostivar–fshati Çegran.

Personi S.S. (24) nga fshati Forinë i Gostivarit, duke drejtuar një moped, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan gjatë trajtimit në spitalin e Gostivarit.

Inspektimi në vendngjarje është kryer nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar. Hetimet për shkakun e aksidentit janë në zhvillim.TS