Vërtetimin për adresën e banimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, qytetarët tani mund ta nxjerrin edhe në mënyrë elektronike. Shërbimi i ri digjital, është bërë i qasshëm në kuadër të platformës për shërbime elektronike. Megjithatë, për të realizuar shërbimin, qytetarët fillimisht duhet të krijojnë profil me të dhënat e tyre personale, apo të kenë llogari të Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Më pas, për shërbimin në fjalë mund të aplikojnë duke ndjekur disa hapa.

Fillimisht, duhet klikuar në apliko, ndërsa më pas sistemi vetë i gjeneron të dhënat personale të qytetarit të cilat do të përdoret në kërkesën online. Qytetarit, i ngelet vetëm të shkruajë arsyen e kërkesës për vërtetimin. Pas kësaj, dërgohet kërkesa dhe kryhet pagesa për shërbimin në fjalë. Kurse qytetari, informohet se kur do të jetë gati për ta marrë vërtetimin.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur mundësinë për caktimin e terminëve online për fotografim të dokumenteve personale të qytetarëve që jeton në vend dhe të atyre që janë në diasporë. Respektivisht, terminët mund të caktohen edhe nëpërmjet emailit, pas pasur nevojë për numër telefoni të Maqedonisë.

Sipas MPB-së, që nga vendosja e caktimit elektronik të termineve nëpërmjet ueb faqes së MPB-së në vitin 2024, ka pasur mesatarisht 7,000 terminesh të caktuar në muaj, dhe në vitin 2025 mbi 4,000 termine në muaj ose mesatarisht 200 termine në ditë. /Alsat.mk