Nëpunësit policorë të Sektorit për Luftën Kundër Terrorizmit, të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB-së, në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Themelore Publike Shkup, më 19 korrik të këtij viti, kryen bastisje në një shtëpi dhe në hapësira tjera në dy lokacione në Shkup.

Siç kumtoi sot MPB-ja, gjatë bastisjeve tek personi S.A. (23) nga Shkupi janë gjetur dhe sekuestruar materiale elektronike provash, armë zjarri dhe 51 fishekë. Pas kryerjes së bastisjeve, për S.A. në Prokurorinë Themelore Publike Shkup është ngritur kallëzim penal për “Përpunimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e palejuar të armëve ose të lëndëve shpërthyese”.