Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi sot se Qeveria po ndjek një politikë të jashtme të pavarur të bazuar në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe hodhi poshtë tezën se vendi po shkon drejt të ashtuquajturës “botë serbe”.
“Ne jemi një botë maqedonase. Po punojmë për të zgjeruar interesat e politikës sonë të jashtme”, tha Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm maroken Nasser Bourita.
Mucunski theksoi se kritikat vijnë nga ish-zyrtarë të qeverisë së mëparshme, “karakteristika e të cilëve ishte pranimi i çdo kërkese nga fqinjët tanë”.
Ai përmendi ish-Presidentin Stevo Pendarovski si shembull, duke thënë se gjatë mandatit të tij pesëvjeçar pati nëntë takime me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, më shumë se çdo udhëheqës tjetër botëror.
“Ata nuk kanë legjitimitet për të kritikuar politikën tonë të jashtme. Qytetarët duhet të vendosin vetë nëse besojnë në politikën e kësaj qeverie apo atë të asaj të mëparshmes të udhëhequr nga LSDM dhe BDI”, shtoi Ministri.