Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti brifing tematik me përfaqësues të mediave, i përkushtuar zbatimit të Agjendës së Reformave 2024 – 2027, si pjesë e komunikimit të rregullt, në kohë dhe transparent me mediat dhe publikun, të cilët janë element i rëndësishëm në avancimin e procesit reformues evropian.
Në brifing u shqyrtuan rezultatet e deritanishme, u prezantua realizimi aktual dhe u njoftuan hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës, e cila është dokument strategjik që trason rrugën drejt harmonizimit me standardet evropiane në pesë fusha prioritare: menaxhimi i financave publike, tranzicioni energjetik, përmirësimi i klimës së biznesit, sundimi i së drejtës dhe transformimi digjital.
Ministri Murtezani informoi se pjesë nga masat e reformuese tanimë janë zbatuar me sukses dhe të konfirmuar nga Komisioni Evropian, ndërsa për pjesën tjetër, vazhdojnë me proces të qëndrueshëm dhe të strukturuar të reformave, në përputhje me afatin kohor të përcaktuar.
Rezultatet e arritura deri më tani mundësuan aktivizimin e mbështetjes së rëndësishme financiare evropiane, ndërkaq Murtezani theksoi se reformat që po zbatohen nuk paraqesin formalitet, por mjet thelbësor për përforcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e performancës ekonomike dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve publike.