Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se ka realizuar takim me ministrin e ekonomisë së Azerbajxhanit, Mikail Jabrarov.
“Me ministrin e Ekonomisë së Azerbajxhanit, z. Mikail Jabarov, pasditen e sotme diskutuam për mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik, investime dhe lidhje rajonale.
Azerbajxhani është partner i rëndësishëm për stabilitetin, sigurinë energjetike dhe zhvillimin e përbashkët”, ka shkruar Murtezani.