Deputetja e ASh-së, Ilire Dauti ka kritikuar VLEN-in pasi siç thotë, po tallet publikisht me Ligjin për kazinotë.

“Jo çdo “shqetësim” lind nga ndërgjegjja. Disa vijnë nga humbja, disa nga frika, e disa thjesht nga pa(shumë)ftyrësia.

Rikujtim për moralistët e vonuar:
Bash ju, që sot hiqeni të shqetësuar për lojërat e fatit, patët në dorë edhe ligjin, edhe sustën për ta zgjidhur problemin.
Ne ua mundësuam, me propozimin që bëmë në fund të vitit të kaluar, që lojërat e fatit të lejoheshin vetëm në hotele me 5 yje.
As nuk e mbështetët ligjin, as nuk shtypët butonin e votës.
Prandaj, ju lutemi shumë: gjëra të tjera dimë që s’i bëni dot, ndaj as nuk ua kërkojmë.
Por të paktën, ndaleni talljen publike.
Për këtë fazë, mjafton kaq.
P.S. Bashkangjtur keni konkuzionin. Nëse doni, ua publikojmë edhe votimin.
Ne jemi përsëri aty, urdhëroni. Jo për tallje por për zgjidhje”, shkruan Dauti.