Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Menduan se ua vodhi shalqinjtë nga bahçja, e rrahën deri në pavetëdije! Dy persona nën hetime

Të dyshuarit, të moshës 39 dhe 31-vjeçare, më 24 korrik në fshatin e Shkupit, Oreshan, kanë kryer dhunë të vrazhdë dhe e kanë rrezikuar sigurinë e një personi, për të cilin kanë menduar se ka vjedhur shalqinj në tokën e të dyshuarit të parë. Me automjet transportues, e kanë përcjell të dëmtuarin derisa ai me automjet ka lëvizur nga Petroveci drejt fshatit Taor, derisa është parkuar në oborrin e shtëpisë së nipit të tij në Oreshan.
Të dyshuarit kanë arritur menjëherë pas tij, kanë dalë nga automjeti dhe e kanë sulmuar. Me dhunë e kanë hequr nga vetura dhe e kanë sulmuar me grushte dhe shuplaka në kokë dhe trup. I dyshuari i dytë ka nxjerrë pinca hidraulike nga kamioni, dhe me ato e ka sulmuar derisa i dëmtuari është rrëzuar pa vetëdije. I kanë shkaktuar lëndime trupore për shkak të së cilave – gjendjes serioze jetësore është hospitalizuar në Klinikën e Neurokirurgjisë. Me veprimet e dhunshme, tek dëshmitari – nipi i të dëmtuarit dhe në publik kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënimit dhe frikë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.