Në propozim-ligjin e Policisë (Ministrisë së Punëve të Brendshme) parashihet që policia të mund të realizojë edhe punësime pa konkurs. Kur kemi parasyshë qasjen e deritanishme të kësaj qeverie, kuptohet lehtë se punësimet pa konkurs do të bëhen vetëm për maqedonas dhe militantë partiak të VMRO-së. Kështu thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, sipas të cilës në propozim që në nenin 97 paragrafin e parë që definon punësimet të shtohen fjalët “edhe pa konkurs”, ndërsa në paragrafin e dytë hiqen fjalët “me përjashtim” që nënkupton se punësimet pa konkurs do të bëhen në çdo kohë.
Reagimi i plotë i ASH-së:
Pas uzurpimit të pozicioneve drejtuese në të gjitha institucionet, Qeveria monoetnike e VMRO-së tani ka vendosur të pastrojë nga shqiptarët edhe radhët e policisë së rregullt. Me ndryshimet e reja të propozuara në Kuvend, fshierja e nenit 96 që parasheh përfaqësimin e drejtë etnik dhe gjinor, nuk është i vetmi ndryshim që godet shqiptarët. Përveç kësaj, në propozim parashihet që policia të mund të realizojë edhe punësime pa konkurs. Kur kemi parasyshë qasjen e deritanishme të kësaj qeverie, kuptohet lehtë se punësimet pa konkurs do të bëhen vetëm për maqedonas dhe militantë partiak të VMRO-së.
Kjo vërehet qartë në propozim që në nenin 97 paragrafin e parë që definon punësimet të shtohen fjalët “edhe pa konkurs”, ndërsa në paragrafin e dytë hiqen fjalët “me përjashtim” që nënkupton se punësimet pa konkurs do të bëhen në çdo kohë.
Në gjithë këtë situatë, partitë e koalicionit VLEN dhe zëvendësministri i punëve të brendshme, në vend që të parandalojnë këtë kanë zgjedhur të bëjnë avokatin e VMRO-së dhe të relativizojnë goditjet kundër shqiptarëve.