Sipas informacioneve të marra, në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej 22 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave: 4 janë aktive, 3 janë nën kontroll, 15 janë të shuar.

Zjarre aktive:

• Komuna e Vasillevës – fsh. Niviçinë (pyll me drunj të ultë, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë)
• Komuna e Brodit – mes fsh. Çreshnevë, Lokvicë dhe Krapë (pyll degradues me lis, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Prilepit – mes fsh. Careviq dhe Smollanë (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)

Nën kontroll:

• Komuna e Zhelinës – nga fsh. Zhelinë drejt Erebinës, mali Zheden (pyll me drunj të ultë, shkurre dhe vegjetacion i ulët)
• Komuna e Velesit – te fshatrat Xhidimircë, Krushje dhe Ivankovcë (pyll i përzier me drunj të ultë dhe i degraduar)
• Komuna e Strugës – mes fshatrave Oktisi dhe Belicë (bar i thatë)

Të shuar:

• Studeniçan – fsh. Studeniçan
• Saraj – fsh. Silare e Poshtme
• Petrovec– fsh. Konjare e Epërme
• Krushevë – fsh. Selcë
• Brodi – fsh. Slatinë, vendi i quajtur Stojanova Naselba
• Probishtip – fsh. Bunesh
• Vinicë – rr. Slavço Stojmenski
• Kumanovë – Gradishtë
• Likovë – fsh. Slupçanë
• Rankovcë – fsh. Psaça, vendi i quajtur Gladno Pole
• Kratovë – fsh. Zheleznicë
• Kratovë – vendi i quajtur Filtrimi i Ujit
• Gostivar – Deponia
• Mavrovë-Rostushë – fsh. Duf
• Resnjë – fsh. Pokravnik

Qeveria e Maqedonisë së Veriut deri më 23 korrik do të pranojë qytetarë të interesuar për të punuar në njësitë zjarrfikëse.

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).