Në Shkup, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi janë matur 41 gradë, për nesër paralajmërohet temperaturë deri 42 gradë

Temperatura më e lartë prej 41 gradëve është matur sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Dmeir Kapi, përderisa 40 gradë janë matur në Zajçev Rid në Shkup dhe në Gjevgjeli.
Siç informojnë nga DPHM, 39 gradë janë matur në Manastir, Shtip dhe Strumicë, 38 në Tetovë dhe në Vinicë, 37 në Prilep, 36 në Kriva Pallankë, 35 në Ohër dhe Pretor, 34 në Berovë, 31 në Krushevë dhe në Hanet e Amvrovës, 30 në Llazaropole dhe 26 në Kodër të Diellit.33