Më 07.07.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme dhe Njësia Mobile për BSP në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 902 urdhërpagesa të lëshuara, plot 148 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që morën pjesë në trafik pa patentë shoferi informon tetovasot. Në të njëjtën kohë, 21 shoferë drejtonin nën ndikimin e alkoolit dhe u përjashtuan nga trafiku, ndërsa 220 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse.

Ndryshe, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 82 shkelje kanë të bëjnë me mosrespektimin e kufizimit të shpejtësisë së përcaktuar, 193 për parkim të pahijshëm, ndërsa 40 persona të tjerë u gjobitën për mospërdorim të rripit të sigurimit.

33 sanksione u shqiptuan për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit, dhe sanksione kundërvajtëse u dhanë gjithashtu për 15 shoferë fillestarë, pesë shoferë për tejkalim dhe dy shoferë të skuterëve elektrikë.

Gjithashtu, në përputhje me Ligjin për Automjetet, 46 automjete u hoqën nga trafiku për shkak të mosregjistrimit, dhe nëntë automjete për shkak të mosfunksionimit teknik.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë që të respektohen rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe rrugore.TS