Nesër do të mbajë mot i nxehtë me temperatura të cilat vende-vende do të arrijnë edhe 43 gradë Celsius, njoftoi DPHM-ja.

Të dielën dhe në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të ketë ndryshim të kushteve të motit. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do të ndryshojë drejtim në veri, dhe temperaturat gjatë ditës do të ulen.