Niset kërkimi për një 16-vjeçar që u largua nga Institucioni Publik i Kujdesit të Fëmijëve në Karposh

Sot më 29.07.2025 në orën 00:05 në Stacionin Policor Karposh ka ardhur lajmërimi nga Institucioni Publik i Kujdesit të Fëmijëve se H.S. (16), person nën kujdestarinë e tyre, është larguar nga institucioni. Ky i mitur kishte bërë më parë largime të ngjashme, por ishte kthyer.
Policia dhe institucionet kompetente po ndërmarrin masa të menjëhershme për gjetjen dhe rikthimin e tij.TS