Një 27-vjeçar i vdekur, pesë policë të ndaluar për “vrasje nga pakujdesia” – çka dihet për rastin në Lipjan

Pesë policë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan.
Sipas Policisë, viktima dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur rreth orës 00:15 kishte sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami”. Në deklaratën e policisë, thuhej se ekipi mjekësor kishte bërë përpjekje, por që 27-vjeçari kishte ndërruar jetë.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte
Duke qenë se dyshimet e para filluan ndaj zyrtarëve policor lidhur me vdekjen e të riun, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi kur dhe pamjet fillimisht u publikuan në rrjete sociale, nuk pranoi të jepte shumë detaje. Ai tha për Gazetën Online Reporteri.net se situata ishte e ndjeshme, dhe çdo informatë mund të sillte dhe pasoja të panevojshme.
“Rasti është inicuar. Janë duke u marrë hetimet e nevojshme. Nuk mundemi me dhënë informacione për shkak se mund të paragykojë këtë situatë. Është situatë shumë e ndishme. Shkakun e vdekjes mundemi me marrë pas ekpertizave që i kemi bo të nevojshme. Hetimet po bëhen. Është angazhuar edhe IPK-ja. Të gjithë veprimet janë duke u marrë. Asnjë informatë tjetër s’mund të japim pasi situata është sensitive, pasi nuk dojmë me dhënë ndonjë informatë e cila mund të sjell pasoja të panevojshme”, kishte deklruar Gashi për Reporteri.net.
Policët e përfshirë në rast, një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, fillimisht IPK i suspendoi nga puna, për t’u arrestuar më pas për “vrasje nga pakujdesia”.
Ndalimin e tyre për Reporteri.net e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Nga familja e viktimës, vëllai i tij tha se në fillim i kishin thënë se A.Z ai kishte pësuar infarkt. Madje ai shtoi se viktima kishte edhe “shenja në fytyrë sikur të kishte rrahje masive, në trup”.
Sipas tij, për vdekjen e vëllait dëgjuan versione si “infarkt e nga ndikimi i alkoolit…”, por ai thotë se “shihet qartë se është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë…Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty më nuk lëvizë”, ka deklaruar vëllai i viktimës.
Për rastin, asnjë reagim deri tani s’ka pasur nga krerë të lartë të institucioneve shtetërore.