Më 15.07.2025 në orën 04.30, oficerët e Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovës e privuan nga liria F.A. (31) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në Kumanovë, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh “Opel”, të cilin e drejtonte F.A., dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij u mat 1.57 promil alkool. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet një kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.TS