Më 24.07.2025 në orën 01.15, oficerët e Stacionit Policor për Siguri Rrugore në Tetovë e privuan nga liria D.B. (42) nga Tetova. Gjatë një kontrolli rrugor, oficerët e policisë ndaluan një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte D.B., dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i ishte matur niveli i alkoolit në gjak prej 1.94%. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.TS