Më 14.07.2025 në orën 18:00 në SPB Tetovës, personi
Xh.N. (54) nga Tetova, ka raportuar se një punonjëse e një dyqani
Tobako, ka kryer vepër penale “shërbim pijesh alkoolike të
miturve” e dënueshme sipas nenit 204 të Kodit Penal. Sipas
raportit, rreth orës 10:00 vajza e tij e mitur kishte blerë dy shishe
pijesh alkoolike prej saj dhe pasi kishte shkuar në pishinë me dy
shoqet e saj të mitura, pas së cilës ajo dhe njëra nga shiqe kishin
konsumuar pijet dhe kishin humbur ndjenjat dhe ishin dërguar në
Spitalin Klinik të Tetovës, ku iu dha ndihma mjekësore. Po merren
masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.TS