Ibrahima Konate po bëhet një nga emrat më të përfolur të këtij afati kalimtar. Pas interesimit të nga Real Madridi, tashmë edhe Paris Saint-Germain ka hyrë fuqishëm në garë për mbrojtësin e Liverpoolit.
Trajneri Luis Enrique ka kontaktuar personalisht Konaten për ta bindur që të transferohet në Ligue 1, por përgjigjja e lojtarit ka qenë e qartë.
Defensa Central ka raportuar se Konate është i interesuar vetëm për t’iu bashkuar Real Madridit.
Real Madridi, ndërkohë, e sheh Konaten si lojtarin që do t’i zgjidhë problemet në repartin defensivë.
Mbrojtësi 25-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2026, derisa The Reds po tentojnë ta bindin me një kontratë të re, edhe pse deri më tani nuk ia kanë dalë ta bindin.
Liverpool po punon për të mbajtur lojtarin, por presioni nga klubet e mëdha është i madh. Real Madridi mund të tentojë një marrëveshje këtë verë për të shmangur një garë të hapur në vitin 2026, kur Konate mund të largohet si lojtar i lirë.
Los Blancos kanë ofruar 25 milionë euro tani për Konaten, megjithatë Liverpooli kërkon 50 milionë për ta lënë të lirë.
PSG do të vazhdoj të tentoj për ta bindur lojtarin, edhe pse duket se Konate nuk ka në plan të rikthehet në Ligue 1.