Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë si të pavërteta informacione se në Kufirin e Bllacës, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është kthyer sistemi i vjetër i kontrollit (kontrolli i dyfishtë).
Nga MPB-ja e RMV-së thonë se për shkak të një problemi teknik, sot gjatë ditës, në disa kalimet kufitare, ka pasur ndërprerje të shkurtër të sistemit të kontrollit.
“Për shkak të problemeve teknike gjatë ditës së sotme, ka pasur ndërprerje të shkurtër të sistemit të kontrollit kufitar në disa kalime kufitare drejt Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, është qasur ndaj evidentimit alternativ, pas çfarë për një kohë të shkurtër gjendja është normalizuar. Por, në asnjë moment nuk është kthyer sistemi i vjetër i kontrollit në kalimet kufitare ku tashmë është vendosur në funksion sistemi “One Stop””, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB-ja kanë apeluar të mos shpërndahen informacione të paverifikuara.