Frekuentimi i madh i automjeteve në autostradën nga Gjevgjelia për në Kumanovë dhe anasjelltas ose udhëtarë që udhëtojnë ose kthehen prej Greqisë rrezikon të shkaktojnë aksidente trafiku, në aksin rrugor që mbulon rajonin e Velesit. Këtë e tregojnë shifrat dhe nga njësitë policore të Velesit, intervenimet e ndihmës së shpejtë si dhe nga spitali i Velesit. Aksidentet më shumë shkaktohen gjatë orëve të mbrëmjes si pasojë e rrugës së gjatë, lodhjes dhe pagjumësisë.

“Në rajonin e Velesit, bashkë me Demir Kapinë dhe Negotinës gjegjësisht në aksin e autostradës A1, që është nën kompetenca të sektorit e punëve të brendshme të Velesit, gjatë muajit korrik, prej 1 qershor deri më 7 korrik janë shënuar 16 aksidente.”, thonë nga njësia policore e Velesit.

“Gjatë muajit qershor ekipet e ndihmës së shpejtë kanë intervenuar kanë intervenuar në 16 aksidente që ishin të evidentuar 25 persona të lënduar. Nga numri I përgjithshëm i këtyre aksidenteve 2 kanë ndodhur në autostradën Veles-Shkup dhe 4 janë shkaktuar në autostradën për në qytet. Personat janë lënduar më shumë në kokë, gjoks dhe ekstremitete.”, u shpreh një mjeke e ndihmës së shpejtë.

“Prej muajit Qershor deri më sot, kemi më shumë se 50 persona të lënduar në aksidente, prej të cilëve 31 pacientë janë hospitalizuar në repartin kirurgjik dhe ortopedik, 3 pacientë janë operuar, kemi edhe pacientë nga vendet e huaja sepse tani është sezoni i pushimeve.”, u shpreh një mjek nga Spitali i Velesit.

Autoritete kompetente thonë se numri I aksidenteve është në rritje dhe ,apelojnë për vozitje të kujdesshme sidomos gjatë sezonit të pushimeve.