Më 17.07.2025 në orën 01.40 në SPB Ohër është denoncuar se në rrugën rajonale Ohër-Sh. Naum, në segmentin midis lagjes Raçë dhe hyrjes së vjetër në hotelin “Park”, një moped i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Ohri, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë metalike. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me automjetin e Ndihmës urgjente mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm Ohër, ku ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Bashkudhëtari, gjithashtu një 16-vjeçar nga Ohri, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Sh. Erazmo” në Ohër. Me autorizim të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të aksidentit e kreu ekipi i SPB Ohër.TS