Projekt të dështuar, mes VMRO dhe ZNAM-it, që ka inxhinieruar një përfaqësim kinse të shqiptarëve në Qeveri, kështu e ka quajtur Qeverinë aktuale Bujar Osmani nga BDI,.
Sipas tij, ky projekt do të përfundojë në tetor.
“Është qeveria e VMRO-DPMNE-së, e cila me ZNAM-in ka bërë shumicën dhe ka inxhinieruar një përfaqësim kinse të shqiptarëve atje. Ashtu që ky vit i cili do të përfundojë tani në tetor edhe si projekt, si projekt i dështuar, ka mundësuar që të bëhet revizion i asaj që është arritur me Marrëveshjen e Ohrit dhe të rrënohet baza mbi të cilën do të ndërtohet barazia e shqiptarëve këtu. Për këtë do të mbahet ky një vjet i kësaj qeverie”, tha Osmani për TV21.