Bujar Osmani ka dalë me kritika ndaj Izet Mexhitit, thotë se atë që e promovonin si projekt historik, është projekt i BDI-së.

“Tash e kanë shpallur si projekte historik atë që e kemi bërë ne në të kaluarën. Është pjesë e atij projekti dhe Shkup-Bllacë. Ajo që kam bërë unë në një periudhë kur kam qenë koordinator ishte që ta sjell në një pikë të pakthyeshme për shkak se vërehej se ka mungesë të vullnetit të asaj që e quajmë ne shteti i thellë, në ndërtimin e këtij Korridori që lidhë me Prishtinën dhe fillimi i ndërtimit ka pasur për qëllim që të bëjë projektin të pakthyeshëm, dhe tani është çështje administrative dhe çështje e vullnetit politik, por unë besoj që pas tetorit, do të ketë një konstalacion tjetër i cili do i përfundojë këto projekte”, theksoi Osmani në intervistë për TV21.