Zjarrfikësit e Strugës ngritën padi penale kundër N.C. (42) nga Struga për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim rreziku i përgjithshëm”. Më 20.04.2025, në arën e tij pranë rrugës rajonale Strugë-Kalishtë, ai i vuri flakën mbeturinave, pas së cilës zjarri u përhap në një hambar dhe bimësi të ulët. Zjarri u shua nga një ekip i Zjarrfikësve Territorialë të Strugës. Zjarrfikësit e Strugës ngritën gjithashtu padi penale kundër F.S. (59) nga fshati Livadë i Strugës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim rreziku i përgjithshëm”. Më 08.07.2025, ndërsa kultivonte një arë në zonën e të njëjtit fshat, ai shkaktoi një zjarr që u përhap shpejt në fushat fqinje të mbjella me drithëra, si dhe në një deponi aty pranë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume