PB Tetovë ka ngritur padi penale kundër një subjekti juridik nga Tetova dhe A.Z. (49 vjeç) nga fshati Poroj, pronar dhe menaxher i subjektit juridik, si dhe kundër një subjekti tjetër juridik nga Tetova dhe E.B. (32 vjeç), menaxhere e subjektit juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”. Gjithashtu, kundër G.G. (49 vjeç) nga fshati Reçicë e Madhe, Tetovë, i punësuar në komunën e Tetovës në Drejtorinë për inspektim ndërtimor, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “neglizhencë në detyrë”.

Gjatë vitit 2024, dy subjektet juridike nga Tetova dhe menaxherët e tyre A.Z. dhe E.B., në cilësinë e investitorëve për ndërtimin e një objekti banesor dhe afarist për shitje, kanë vepruar në kundërshtim me lejen e ndërtimit të lëshuar nga komuna e Tetovës për ndërtimin e një objekti banesor dhe afarist – A2 në parcela kadastrale të KO Tetovë, ndërsa G.G., në cilësinë e shefit të Inspektpriatit ndërtimor në komunën e Tetovës, ka kryer inspektim dhe nuk ka konstatuar mangësi gjatë ndërtimit.