Policia Shtetërore e Manastirit ngriti padi penale kundër M.L. (43) nga Manastiri në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ajo ka kryer vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal. Konkretisht, e akuzuara në periudhën nga 15.09.2024 deri më 15.04.2025, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme, e ka futur në lajthitje një person 64-vjeçar nga Manastiri, përkatësisht i është paraqitur në mënyrë të rreme se është e punësuar në Ministrinë e Brendshme dhe se do t’i ndihmojë djalit të tij të punësohet në Ministrinë e Brendshme, si dhe për procedura të tjera. E dëmtuara i ka paguar asaj para në disa raste në një shumë totale prej 22.500 eurosh.TS