Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një burri 60-vjeçar të dyshuar për vepër penale – Vjedhje e rëndë sipas nenit 236, paragrafi 1, pika 3 e Kodit Penal.

Prokuroria Publike, njoftoi sot se vjedhja është kryer në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, ku ai ka përfituar nga pakujdesia e një pacienti nga Velesi, ka futur dorën në xhep dhe ka marrë 300 euro dhe 28.000 denarë.

Pacienti pak më vonë ka vërejtur se i janë vjedhur paratë dhe e ka raportuar në Polici, ndërsa autori i veprës është identifikuar nga pamjet e kamerave të spitalit.

“Duke pasur parasysh se autori i veprës penale më parë ka qenë i dënuar, si dhe guximin me të cilin tani e ka kryer veprën penale në një institucion mjekësor ku në të njëjtën kohë një numër i madh pacientësh në gjendje të rëndë, përfshirë edhe të dëmtuarin, prisnin të merrnin terapinë, nga e cila u varet jeta, prokurori publik i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin. Paraburgimi tashmë është pranuar nga gjykata”, njoftoi Prokuroria Publike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume