Mr.Ali Hertica
Premtimet e fushatës ua lënë vendin pazareve për pushtet,të gjitha partitë politike kosovare, pavarësisht dallimeve të thella dhe kundërshtive deri në armiqësi ekstreme, që i kanë paraqitur vazhdimisht dhe me të cilat mbijetojnë akoma përballë elektoratit që e mashtrojnë, në periudhat e nxehta para e paszgjedhore, kur është fjala për pushtetin, kanë një emërues të përbashkët, një prirje që të bëjnë pazare të ulëta veç për kolltukët e pozitat në qeveri, që mundësojnë zhvatjen e aseteve të shtetit , dhe përfitimet e kundërligjshme, me tenderë korruptivë e të inkriminuar, duke shkelur fillimisht mbi të ashtuquajturat parimet e tyre të forta, e të mos flasim për shkeljet që bëjnë mbi interesin e qytetarëve dhe të vendit. Analisti politik, Ali Hertica, është i sigurt që kjo praktikë e mbrapshtë e përpjekjes për mbijetesë me interesa kriminale nga pjesa dërrmuese e partive politike do të vazhdon me këtë trend derisa qytetari nuk vetëdijesohet plotësit, për t’i ndëshkuar ato me votë, dhe për ta mbështetur një alternativë tjetër të re politike ose subjekt që reformohet dhe pastrohet nga e para, duke sjellë para votuesit vlera të reja, që shohin përtej interesit partiak e grupor, që pozicionohen në interesin e gjerë qytetar.
Plaçkitja, në rend të pare, duke u nisur edhe nga situata aktuale dhe politike, loja që po bëhet tani për pushtet, del se ngërçi politik, i cili po troket në dyer të institucioneve të reja të Kosovës, po vjen pikërisht si produkt i këtyre njerëzve, sepse këtë situatë Kosova e ka “dhuratë” nga vetë liderët politikë. “Tani pozicionimi i kësaj klase politike dhe pazaret që po përfliten, paramendohen e po dizajnohen, flet më së miri për një sinjal, sipas të cilit ky lidership nuk është në gjendje të shkëputët nga tradita e tij e vjetër, por është gati të bëjë pazare për gjithçka, për të arritur në pushtet, ngase është i etur për kolltuqet e buta, të cilat secili po dëshiron t’i shijojë, madje pa u interesuar fare për çështjet madhore të shtetit dhe qytetarit, i cili u ka dhënë besimin për ta përparuar e zhvilluar vendin, për ta përshpejtuar rrugën e integrimit në shoqërinë e avancuar demokratike evropiane, për të qenë pjesë e barabartë e shoqërisë evropiane dhe në të gjitha instancat euroatlantike”, theksoi Hertica. “E gjithë kjo ego e egër për pushtet tregon se këta liderë kanë një synim të vetëm, qëllimin për përfitim dhe zhvatje pas arritjes në pushtet me politikën e grabitjes, plaçkitjes e tenderomanisë, e cila ka kapluar si sëmundje kanceroze këtë klasë politike”, vijoi më tutje ai. “Këta janë njerëz të inkriminuar që janë gati të shkelin mbi të gjitha interesat e shtetit dhe vetë qytetarëve, të cilët ua dhanë votën, duke shpresuar se angazhimi i tyre në institucione do të jetë unik për të siguruar një jetë normale zhvillimore të vendit dhe jo për interesat klienteliste e kriminale të grupeve të ngushta mafioze”,
Vendi në anarki institucionale
Kjo frymë e mbrapshtë e instaluar në partitë politike kosovare, duke shkelur parimet bazike të identitetit të tyre politik ka krijuar një percepcion shumë negativ në opinionin publik. “Pushteti, i cili sigurohet brenda kornizave të interesave personale, klienteliste, nepotike e klanore e jashtë konceptit politik të thirrur si parti politike ka sjellë vendin një gjendje të mjerueshme e ka pasuruar politikanët. Ky avaz i kësaj logjike duhet të përfundojë brenda një kulture politike të ndëshkimit përmes referendumit qytetar një herë në katër vite, në mënyrë që të disiplinohen paritë politike e në veçanti politikanët karrieristë”, ka potencuar ai. “Ky tjetërsim i aseteve publike në dëm të trupit publik ka ndërtuar një frymë, e cila çdo ditë e më shumë po ngulfat jetën institucionale dhe po varfëron substancën e shtetësisë. Ky përfundim i avazit të vjetër asocion me vetëdijen qytetarë, pasi që sa më e madhe të jetë vetëdija qytetare, aq me të tkurrur do të jenë politikanët zhvatës, të korruptuar e kontrabandës me asetet publike. Kurse rruga tjetër e ikjes nga kjo anarki institucionale është deinstrumentalizimi politik i institucioneve të pavarura publike, e veçanërisht institucioneve të drejtësisë”, Parazitët dhe sundimtarët, e keqja e shtet duke u nisur pikërisht nga ky fakt, partitë politike në Kosovë nuk ngjajnë në parti tipike politike, por më tepër si organizata , grupe të interesit për të zhvatur çdo të mirë materiale, që shkon në funksion të interesit të tyre pasuror. “Të gjitha interesat e ngushta farefisnore, grupore, avancimet e pamerituara, pasurimi brenda natës sintetizohen në partitë politike, prandaj gjendja në vend është shumë e pakëndshme për jetën e qytetarit të Kosovës. Ky avaz vazhdon që 25 vjet pas luftës dhe do të vazhdojë derisa qytetarët nuk e përdorin votën e ndëshkimit, si një ndër format më demokratike për të ndëshkuar ata që keqqeverisin vendin. Për të ndryshuar kjo gjendje e mjerë, duhet të ngrihet vetëdija e qytetarëve, s’duhet më që në emër të luftës apo të paqes- pacifizmit, t’u besohet vetëm verbërisht atyre që nuk kanë lënë gjë të keqe pa i bërë këtij vendi, duke degraduar vendin ,pikërisht për shkak se ballafaqohet me këto parti politike, nga qeverisja në pushtet lokal e deri në atë qendror, Kosova mban vendin e parë për nga niveli i korrupsionit, për nga shkalla e varfërisë, për ata qytetarët që kërkojnë azil janë shqiptarët e Kosovës. “Të gjitha këto dhe mijëra gjëra të tjera negative, që karakterizojnë vendin janë rezultat i sundimit të mafisë në pushtet, të oligarkëve dhe njerëzve parazitë, që pa asnjë ditë pune janë bërë milionerë. Prandaj, Kosova më nuk duhet të vazhdojë në këtë trend negativ, qytetarët duhet të mos gënjehen më nga populizmat e politikanëve, duhet të marrin fatin e vendit në duart e tyre, sepse Kosova është e jona e politikanët janë ata që shkojnë e vijnë.