Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, sot foli për punën e bërë brenda 1 viti qeverisje në këtë dikaster dhe planet e ardhshme, përcjell TV21. Ndër projektet që përmendi, është edhe rindërtimi i sallës Universale, për të cilën tha se do të nisë në shtator. Paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji do të publikohet njoftim publik për zgjedhjen e subjekteve për ndërtimin dhe mbikëqyrjen profesionale të rindërtimit. Përveç kësaj, Lutkov përmendi edhe kalanë e Shkupit, për të cilën tha se javën e ardhshme do të ketë pastrim dhe rinovim të kalasë.