Sot vazhdon moti i nxehtë me temperatura të larta, që në disa vende do të kalojnë 40 gradë. Sinoptikët paralajmërojnë ndryshim të motit për të dielën kur priten reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima dhe rënie të temperaturave gjatë ditës.

“Deri të shtunën (26.07) do të mbaj mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale deri në mesatare. Temperaturat ditore në disa vende do të kalojnë 40 gradë, derisa në disa vende do të jenë mbi mesataren për muajin korrik. Të dielën do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jetë në rënie”, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Për sot pritet temperatura minimale të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 35 deri në 41 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura minimale prej 21 deri në 41 gradë Celsius.

Për shkak të motit të nxehtë, Qeveria dje doli me rekomandime për mbrojtje nga moti i nxehtë. Punëdhënësve u këshillohet që prej sot deri të shtunën të përjashtojnë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç nga detyrimet e punës, ndërsa të mundësohet puna nga distanca dhe orari fleksibël dhe i dyfishtë i punës lejohen aty ku është e mundur.

Gjithashtu rekomandohet që procesi i punës të shtyhet në periudhën prej orës 11 deri në 17 për ata punëtorë të cilët janë të ekspozuar ndaj nxehtësisë direkte.

Këto rekomandime nuk vlejnë për punonjësit në infrastrukturën kritike, siç janë shëndetësia, policia, armata, transporti, energjetika dhe ndërmarrja komunale publike.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve ekzistuese për vetëmbrojtje të cilat përfshijnë qëndrimin në hapësira të freskëta, veçanërisht nga ora 11 deri në orën 17, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të hapur, përdorimin e mbrojtësve të kokës dhe syve, si dhe shmangien e aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta.

Nëse përjetoni simptoma të tilla si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose puls të shpejtë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe uluni në hapësira të freskëta (deri në 25°C) në vendin e punës dhe në shtëpi.