Komuna e Çairit ka përmbyllur me sukses një tjetër projekt të rëndësishëm në fushën e infrastrukturës bazike, me realizimin e asfaltimit në rrugën “Dizhon 17”, që shënon fazën përfundimtare të ndërhyrjes së planifikuar.
Ky projekt, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshiu ndërtimin e një rrjeti të ri të kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash, si dhe përgatitjet për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, që do të garantojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë për 35 amvisëri në këtë zonë.
Punimet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve teknike dhe afateve të planifikuara, duke kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe në ndërtimin e një infrastrukture moderne, funksionale dhe të qëndrueshme.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në vazhdimin e investimeve publike që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke realizuar projekte konkrete dhe afatgjata në çdo lagje të territorit të saj.