Përleshje fizike mes dy shtetasve maqedonas dhe një të Kosovës në Prishtinë, njëri dërgohet për trajtim mjekësor

Policia e Kosovës bën të ditur për një rast të lëndimit të rëndë në Prishtinë, si pasojë e një përleshje fizike.
Rasti ka ndodhur te Rrethi Flamurit, Prishtinë të martën në ora 17:46.
“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.