Para pak çastesh, në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë një i ri i therur me thikë. Sipas burimeve të portalit TS nga spitali, i riu ka pësuar disa plagë që kanë përfunduar me qepje, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të koncertit të Bilall Kasamit, ku dyshohet se ka pasur përleshje fizike.

Përveç të riut të plagosur me thikë, edhe një person tjetër ka pësuar lëndime gjatë incidentit.