Në territorin e Maqedonisë së Veriut, deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave pesë janë ende aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar.

Zjarret aktive janë në komunat:

Vasilevë, Radovish dhe Berovë – në fshatin Niviçinë, malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku digjen pyje me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi e ulët;

Fshati Greshnicë në Komunën e Brodit të Maqedonisë – digjet pyll i përzier dhe bar i thatë;

Ndërmjet fshatrave Lokvicë dhe Krapë – djegie e një pylli të degraduar me dushk, shkurre dhe bimësi të ulët;

Vendndodhja e quajtur Beshishki, afër fshatit Beshishtë (Prilep) – digjet pyll i përzier;

Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin ku është përfshirë nga zjarri një pyll me drunj të ulët.