Më 30 korrik 2025, rreth orës 12:40, në Departamentin Policor Kamjan është paraqitur një denoncim nga Sh.K. (46) nga Tetova, me banim në Kumanovë, i cili ka raportuar një incident të ndodhur në orën 12:00 në fshatin Pllaçisht i Poshtëm.

Sipas denoncimit, gjatë kohës që ndodhej në tarracën verore të një pike karburanti, një plumb i devijuar nga armë zjarri kishte rënë mes tavolinave, duke rrezikuar sigurinë e të pranishmëve. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë ekipi i SPB Tetovë, i cili ka kryer inspektimin dhe ka konfiskuar predhën për procedura të mëtejshme hetimore. Po punohet për të identifikuar burimin e plumbit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.TS